Kujdesi Ndaj Klientit

Kujdesi Ndaj klientit

Mirëserdhët në faqen tonë të internetit. Kjo faqe interneti ka për qëllim t’ju asistojë gjatë kërkimit tuaj për udhëtimet që po planifikoni; t’ju japë informacion të plotë mbi llojshmërinë e shërbimeve që ne ofrojmë si dhe t’ju mundësojë kryerjen e rezervimeve për destinacionet që dëshironi. Përdorimi i shërbimeve tona, si në faqen e internetit apo dhe në çdo zyrë tonën është subjekt i kushteve, të drejtave dhe detyrimeve të poshtëpërmendura.

Rregulli per pashaportat shqipetare ne udhetime:

PASHAPORTA SHQIPTARE DUHET TE JETE ME SHUME SE 6 MUAJ E VLEFSHME PER TE UDHETUAR NE DESTINACIONET E CHARTERIMIT

 

2.1. BAZA LIGJORE:

2.1. VKM nr. 65, datë 21.1.2009, “Për kontratat e paketave të udhëtimit“.
2.1.1. Ligji nr. 9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e Konsumatorëve“ i ndryshuar.
2.1.2. Ligji Nr .9734, datë 14.5.2007, “Për Turizmin“.
2.1.3. Ligj nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar
2.1.4. 2. FUSHA E ZBATIMIT:
2.1.5. Kjo kontratë rregullon marrëdhënien kontraktore për paketat e udhëtimit midis organizatorit dhe/ose shitësit dhe konsumatorit.
2.1.6. Parashikimet e kësaj kontrate mbi organizatorin vlejnë në mënyrë të njëjtë edhe për shitësin, pasi shitësi është solidarisht përgjegjës me organizatorin për detyrimet që rrjedhin nga kontrata
2.1.7.3. PËRKUFIZIME

3.”Kontratë”: është marrëveshja e lidhur ndërmjet konsumatorit me organizatorin dhe/ose shitësin në të cilën konsumatori detyrohet të paguajë një çmim të caktuar gjithëpërfshirës përkundrejt paketës së udhëtimit të ofruar nga pala organizuese.

3.1.“Paketë udhëtimi”: është shërbimi që i siguron konsumatorit një kombinim të parapërgatitur të jo më pak se dy nga llojet e mëposhtme të shërbimeve: (i) transporti; (ii) strehimi; (iii) shërbime të tjera turistike, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose strehimin dhe që përbëjnë pjesë të konsiderueshme të paketës; si dhe mbulon një periudhë kohore prej jo më pak se 24 orë ose që përfshin strehimin, të paktën për një natë.
3.2. “Agjenci”: Person juridik i regjistruar i cili kryen veprimtarinë e ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive ose kulturore për klientët, në këmbim të pagesës.
3.3. “Rezervim”: ruajtja ose porosia e një produkti turistik si udhëtimi, akomodimi ose paketë turistike nga ana e agjencisë, me porosi të klientit.
3.4. “Konfirmim”: a) verifikimi i disponibilitetit të një rezervimi, ose b) marrëveshja përfundimtare me anë të së cilës klienti shlyen detyrimet ndaj agjencisë dhe agjencia ruan perfundimisht rezervimin e klientit.
3.5. “Konfirmim”: a) verifikimi i disponibilitetit të një rezervimi, ose b) marrëveshja përfundimtare me anë të së cilës klienti shlyen detyrimet ndaj agjencisë dhe agjencia ruan perfundimisht rezervimin e klientit.
3.6. “Hotel”: ndërtesë ose një grup i lidhur ndërtesash të pavarura nga ndonjë vendodhje ndërtimi tjetër, me jo më pak se 6 (gjashtë) dhoma, brenda një parcele toke të vetme, në të cilën akomodimi, shërbimet shtesë dhe komoditeti ofrohen për publikun nga një staf i kualifikuar.
3.7. “Rimbursim”: shuma e parave që agjencia është e detyruar t’i kthejë klientit në rast të mospërmbushjes së marrëveshjes për faj të saj ose në rastet e parashikuara në këtë dokument.
3.8. IV. A G J E N C I A
3.9. 4.1 Detyrime të agjencisë
3.10. 4.1.1 Stafi i agjencisë është i detyruar të shpjegojë të gjitha ofertat për të cilat klienti shpreh interes. Stafi i agjencisë është i detyruar të përgjigjet, brenda orarit zyrtar dhe në mënyrën e caktuar me marrëveshje, për çdo pyetje apo paqartësi të klientit.

  1. 4.1.2 Stafi i agjencisë është i detyruar ti ofrojë konsumatorit, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, përpara lidhjes së kontratës, një informacion të përgjithshëm për kërkesat e zbatueshme për vizat dhe pasaportat, veçanërisht, për afatet kohore për pajisjen me to, si dhe informacion për formalitetet shëndetësore, për udhëtimin dhe qëndrimin.

4.1. – Pasaporta shqiptare për udhëtimet me charter duhet të ketë vlefshmëri mbi 6 muaj.
4.2. – Pajisja me vizë: Në rastet kur agjencia përgatit paketa turistike për udhëtime në destinacione ku kërkohet pajisja me vizë e qytetarëve shqiptarë, agjencia do të lehtësojw procesin e aplikimit për klientët e saj duke mbledhur dokumentet dhe dërgimin në ambasadat përkatëse. Agjencia nuk mban asnjë përgjegjësi nëse klientit nuk i akordohet viza hyrëse. Klienti gjithashtu informohet për kostot shtesë të aplikimit për vizë, në rastet kur kjo nuk është e përfshirë në çmimin e paketës.
4.3.- Siguracioni në udhëtim: Siguracioni shëndetësor nuk përfshihet në çmimin e paketës, me përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe. Në çdo rast klienti do të këshillohet për domosdoshmërinë e siguracionit I cili mbulon kostot e asistencës përfshirë riatdhesimin, në rast aksidenti ose sëmundje.
4.4. 4.1.3 Stafi i agjencisë është i detyruar të shpjegojë procedurën që do të kryhet në mënyrë që të mundësohet udhëtimi sipas kërkesave të klientit si dhe dokumentet e nevojshme që klienti duhet të paraqesë në agjenci.

  1. 4.1.4 Stafi i agjencisë është i detyruar të përgjigjet sa më mirë nevojave të klientit për sa i përket rezervimit të hotelit, transportit etj. Nëse klienti ka zgjedhur të pranojë njërën nga ofertat e përgatitura nga agjencia, atëherë stafi i agjencisë do të përgjigjet vetëm për hotelet dhe transportin e përcaktuar në ofertë.

5.1.4.1.5 Agjencia deklaron se është përgjegjëse për çdo ofertë të reklamuar në faqet online www.udheto.com.al si dhe dhe çdo ofertë të reklamuar nga stafi i agjencisë.
5.2. 4.1.6 Agjencia nuk është përgjegjëse për dëmtim ose humbje të bagazheve ose sendeve personale në avion, aeroport, port, anije ose në hotel.
5.3. 4.1.7 Agjencia është përgjegjëse për dëmtim ose humbje të bagazheve dhe sendeve personale në mjetet e transportit të mundësuara nga vetë ajo për transportin e klientit nga aeroporti, porti në drejtim të hotelit dhe e anasjellta, për të vizituar pika të ndryshme turistike si dhe në udhëtimet për të shëtitur nëpër qytet (city tour).
5.4. 4.2 Informacioni paraprak
5.5. 4.2.1 Stafi i agjencisë është i detyruar t’ju sigurojë 5 ditë para fillimit të udhëtimit: Emrin e shoqërisë, adresën dhe numrin e telefonit të përfaqësuesit të tij vendor në vendin që do të vizitohet dhe, në mungesë të një përfaqësuesi, të dhëna për të kontaktuar agjencitë vendore, të vendit që do të vizitohet, të cilat mund t’i japin asistencë konsumatorit, nëse ndodhet në vështirësi.

  1. 4.2.2 Në rast mungese të agjencive të tilla vendore, stafi i agjencisë do t’ju japë një numër telefoni emergjence ose çdo informacion tjetër, që ju mundëson kontaktimin me organizuesin.

6.1. 4.2.3 Stafi i agjencisë detyrohet t’ju informojë për oraret dhe vendet e ndalesave të ndërmjetme dhe të pikave lidhëse të udhëtimit, si dhe të japë hollësi për vendet, që do të zihen nga udhëtari, si kabina ose shtrati në anije, ndarjet e fjetjes në tren. Në rregullat e agjencisë është parashikuar shoqërimi i grupeve me guide profesionale, vendase dhe shqiptare, si për programet kulturore ashtu dhe për paketat e pushimeve, të cilët jo vetëm ju informojnë për detajet e udhëtimit por edhe janë pika juaj e kontaktit me agjencinë për çdo problem të mundshëm.
6.2. 4.2.4 Agjencia do t’ju vendosë në dispozicion kontratën e sigurimit me një shoqëri sigurimi e cila mbulon përgjegjësinë e saj për dëmet e shkaktuara, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë rastet e paaftësisë paguese dhe falimentimit.