General

Dita e pare : Nisja nga Tirana drejt Baselit . Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit.

 

Dita e Dytë:  Do të nisemi për në Zyrih. Mbërritja në Zyrih. Vizitë e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe në Bulevardin më të njohur të qytetit, në rrugën tregtare Bahnhofstasse. Nisja për në qytezën Hohenschwangau, ku vizitohet Keshtjella e Bukuroshes së Fjetur, Neuschwanstein. Pas 2 orësh, vazhdon udhëtimi për në Mynih.

 

Dita e Tretë:  Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Mynihut, si: Sheshi Marienplatz, Bashkia e Qytetit, Viktualienmarkt, Kisha Frauenkirsche, Shtëpia e famshme e Birrës Hofbrauhaus, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, më i madhi në Gjermani. Vizitë në Sheshin Olimpik, kulla Olimpike 210 metra e lartë. Vazhdon vizita në Selinë e BMW dhe Muzeun përkatës. Më pas shkohet në rezidencën verore te Mbretërve Bavarezë, Pallati i Nymphenburg. Pasdite, vizitë në muzeumin e Alte Pinakotheke. Vajtje në Teresienwiese, tek stendat e Oktoberfest.

 

Dita e katert  : Nisja nga Mynih per ne Tirane

***

Per me shume informacion na kontaktoni ne: info@udheto.com.al

ose

mob: +355 694050280/ +355 692033179 /+355 684050283

Available departures

Unfortunately, no places are available on this tour at the moment

We are sorry, there are no reviews yet for this tour.